Përralla e radhës nga Berisha: Elvis Rroshi rreh ish-ministrin e Ramës – ERTV

Përralla e radhës nga Berisha: Elvis Rroshi rreh ish-ministrin e Ramës

****Për ish-kryeministrin Berisha 1 prilli është çdo ditë

Pasi zbuloi sot dorëzimin e Klement Balilit në polici, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër postim të bujshëm në rrjetin social Facebook, duke njoftuar se në Kavajë është rrahur ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas Berishës, kreu i PS-së në Kavajë, Gent Daja dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi kanë rrahur Arben Ahmetajn në lokalin poshtë selisë së PS ku do të mbahej mbledhja e partisë, e programuar në orën 18:00.

“Dyshja Rroshi-Daja i janë kundërvënë Ahmetajt sapo ka hyrë në lokal duke i gjuajtur me gotë dhe degjeneruar me një fjalor vulgar. Klientët e lokalit e kanë mbajtur në tualet Ahmetajn deri në momentin e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën”, shkruan Berisha, referuar një mesazhi nga qytetari dixxhital.

Sipas denoncimit të publikuar nga ish-shefi i qeverisë, “përveç gotave e shisheve të thyera nga konfrontimi tyre, dëme ka pësuar edhe Ahmetaj pasi është përplasur në xhamin e lokalit”.

“Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt, të cilët i janë kundërvënë kryesisht kreut të PS në Kavajë, Gent Dajës, të cilin e kanë goditur”, theksohet më tej.