

Një ditë para se Gjykata e Krimeve të Rënda t’i komunikojë masën e sigurisë Klement Balilit, zbardhen edhe akuzat e prokurorisë ndaj atij që cilësohet si “Eskobari i Ballkanit”.
Ky i fundit është dorëzuar ditën e djeshme në Delvinë, i shoqëruar nga familjarët e tij dhe në prani të autoriteteve më të larta policore, mes të cilëve edhe kryepolici i vendit Ardi Veliu.
Gazeta “Shqip” mëson se akuzohet për disa vepra penale, nga trafiku i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim, e deri tek pastrimi produkteve të veprës penale.
Ish-kreu i Transporteve të Sarandës akuzohet gjithashtu për refuzim të deklarimit, deklarim të rremë dhe fshehje e pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë. Dyshohet se gjatë periudhës që ka qenë në këtë post, Klement Balili ka fshehur të ardhurat e siguruara nga trafiku i drogës në drejtim të Greqisë.
I pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit”, ndaj tij nuk është ngritur ende, të paktën deri më tani, akuza e krijimit dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, por vetëm ajo e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Balili është i kërkuar edhe në Greqi, aty ku ka ushtruar aktivitetin e tij të paligjshëm. Në vitin 2016, Gjykata e Athinës ka caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” dhe pas kësaj është lëshuar urdhri ndërkombëtar për ta arrestuar.
Duke qenë se Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi për shkak të një vakumi ligjor, ai do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe Ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili deklaroi dje se në këmbim të vetëdorëzimit, shteti shqiptar i ka ofruar Balilit “një proces të drejtë ligjor”.
Por si ra Greqia në gjurmë të Balilit? Në prill të vitit 2016, autoritetet greke kishin arrestuar dy shqiptarë nën drejtimin e një skafi ku po transportonin një sasi të konsiderueshme kanabisi.
Pikërisht nga përgjimet telefonike të tyre është zbuluar edhe emri i Balilit, i cili në maj 2016 është shpallu në kërkim nga Athina.
Por vetëm pas një viti dosja do të përkthehej dhe do të transferohej tek autoritetet shqiptare, të cilët të nxitur edhe nga agjencia amerikane kundër drogës, DEA, përpiluan dosjen ndaj “Eskobarit të Ballkanit”.
more recommended stories
Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!
Nga Mero Baze/ Përgjimet e Antimafias.
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë
Gazeta Tema ka siguruar një foto.
Faturisti që u kthye në oligark! Ja si e falën gjyqtarët bashkëshortin e Ina Zhupës
“Vlera e përjetshme e çdo kohe.
Zgjedhjet e 2021-shit/Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së
Në fushatën e vitit 2021 epiqendra.
Policia në aksion, i heq patentën Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit
Ndoshta 7 vite më parë kjo.
Sondazhi/ A e fiton Rama mandatin e 3-të? Ja si votuan 14.000 shqiptarë
Në kohën kur diskutimet për Reformën.
Ta bësh botën të pasigurtë – Vladimir Putin 20 vite në pushtet
Më 9 gusht 1999, Vladimir Putin.
Policia kujton 4-ër efektivët e rënë gjatë operacionit për kapjen e Dajtit
Policia e Shtetit ka zhvilluar të.
Aksioni anti-informalitet/ Rama nxjerr foton e restorantit të peshkut: Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat
Në kuadër të luftës së qeverisë.
PD dorëzon bashkinë e Vorës
Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia.