Kur ngrihen ballkanasit! – ERTV

Kur ngrihen ballkanasit!

Protestat e reja civile duke se i kanë dhënë jetë Ballkanit Perëndimor. Ata që nuk kanë parë familjet e tyre prej muajsh, sepse janë të detyruar të emigrojnë, ata që janë shtypur nga agjendat e diskutueshme të qeverive dhe ata që kanë mbajtur mbi shpatulla barrën e rritjes së taksave, papërgjegjshmërisë së politikanëve dhe varfërisë, kanë nxjerrë të gjithë zemërimin e akumuluar ndër vite duke protestuar.

Në 20 vitet e fundit, Ballkani Perëndimor ka parë pak përparim. Udhëheqësit politikë nga vitet 1990 mund të ketë ndryshuar ngjyrat e partive, por politikat e tyre mbeten të njëjta, sidomos në një aspekt në veçanti: kontrollin e shtetit.

Në vitin 2015, zbulimi i përgjimi i regjistrimeve të fshehta të bëra në mënyrë të paligjshme nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë zbuloi një nivel të pashoq të shpërdorimit të pushtetit, i cili kontrollonte në mënyrë efektive mediat dhe gjyqësorin. Skandali nxiti protesta masive të cilat çuan në zgjedhje të menjëhershme dhe në ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë, edhe pse ish-kryeministri Nikolla Gruevksi i shpëtoi burgut duke u strehuar në Hungari.

Ndërkohë në Serbi sulmet ndaj mediave dhe lirive të qytetarëve vazhdojnë. Një raport i fundit i Komisionit Europian ngrinte alarmin se dhuna kundër gazetarëve është një nga problemet më të mëdha të Serbisë, ndërkohë që hetimet dhe dënimet janë të rralla.

Protesta në Beograd
Pavarësisht problemeve etnike, këto protesta shkojnë përtej stereotipeve, fesë, apo kombësisë. Edhe pse në vende të ndryshme, protestat e tyre kanë një të përbashkët: lodhjen nga udhëheqësit autoritarë, korrupsionit dhe mungesës kronike të sundimit të ligjit.

Mediat nuk raportojnë mjaftueshëm për kontrollin e shtetit dhe lëvizjet e protestuesve emërohen në disa raste si “agjentë të huaj dhe armiq të popullit”. Me gazetarët që janë vënë në shënjestër nga krimi i organizuar, nuk është çudi që shumë prej tyre janë të frikësuar. Pakënaqësitë e qytetarëve arritën kulmin në fund të vitit 2018, kur në Shqipëri u hodhën në protestë studentët, minatorët dhe emigrantët. Në Serbi miliona njerëz kërkuan respektimin e të drejtave dhe lirive, në Republikën Srpska në Bosnjë qindra qytetarë u përleshën me policinë, ndërkohë që në Hungari mijëra të tjerë kërkuan anulimin e një ligji që i detyronte të punonin orë shtesë.

Më 15 dhjetor, nën sloganin “1 në 5 milionë”, rreth 35,000 serbë marshuan në rrugët e Beogradit. Ajo që nisi si një protestë kundër dhunës dhe kontrollit të pashembullt të medias, është kthyer tanimë në një lëvizje që mund të çojë në rrëzimin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Protestat e studentëve, në Tiranë
Në Serbi, vrasjet e pazgjidhura, sulmet kundër kundërshtarëve politikë apo medias, kufizimi i lirive demokratike dhe atmosfera e përgjithshme e frikës ka çuar në protesta të ngjashme me ato të fundit të viteve 1990. Vuçiç u përgjigj duke deklaruar se nuk do të plotësonte asnjë kërkesë “edhe nëse kishte 5 milionë njerëz në rrugë”. Si rezultat, në mijëra qytetarë të tjerë marshuan nën sloganin “1 në 5 milionë”, duke detyruar presidentin të tërhiqte deklaratat e tij, duke ofruar një dialog me opozitën, madje edhe zgjedhje të menjëhershme. Por pak besojnë se zgjedhjet në Serbi mund të jenë të drejta. Dhjetë ditë më vonë dhe rreth 350 kilometra larg, në qytetin e Banja Lukës, kryeqytetit të Republikës Srpska, mijëra qytetarë nisën protestat. Vdekja e David Dragicevic, një i ri, babai i të cilit akuzoi autoritetet lokale për fshehjen e vrasjes së tij, demaskoi korrupsionin e nivelit të lartë të shtetit në Bosnjë, i cili kontrollon gjyqësorin dhe policinë.

Protestave paqësore të babait u kthyen në një protestë masive nga qytetarët që kërkonin drejtësi jo vetëm për Davidin, por për të gjithë të rinjtë e vrarë padrejtësisht. Në prag të Krishtlindjeve, Milorad Dodik, udhëheqësi i Republikës Srpska dhe një anëtar i presidencës boshnjake, ngriti policinë kundër qytetarëve që u mblodhën në sheshin qendror të Banja Lukës, duke plagosur dhe arrestuar dhjetëra prej tyre.

Në Shqipëri, studentët kaluan ditë dhe net të tëra para kryeministrisë mes të ftohtit të shiut. Një pjesë e tyre janë ngujuar nëpër universitete, ku kanë pasur një sërë përplasjesh me policinë. Edhe pse qeveria ka shprehur vullnet për t’u përgjigjur kërkesave të tyre, të paktë janë ata që besojmë se ajo do të ndërmarrë përpjekje serioze për të përmirësuar sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, i cili ka koston më të lartë në rajon.

Përgjigja e Bashkimit Evropian ndaj këtyre ngjarjeve është e dobët. Por nëse rajoni ka mësuar ndonjë gjë nga përgjimi i qytetarëve në Maqedoni, është se ndryshim duhet të vijë nga vetë Ballkani. Nëse qytetarët e rajonit nuk reagojnë në mënyrë adekuate ndaj këtij represioni, skenarët që i presin janë të shëmtuar. Të shkëputur nga realiteti, politikanët në Ballkanin Perëndimor nuk do të mendohen dy herë përpara përdorimit të forcës. Në misionin e tyre për mbajtjen e pushtetit, ata do të vazhdojnë të bëjnë të pamundurën për mbajtjen nën kontroll të qytetarëve të tyre, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme.

Fakti që BE-ja po “bën një sy qorr” ndaj të gjitha trazirave të rajonit, do të ketë gjithashtu pasojat e saj. Duke humbur më shumë kohë dhe duke lënë mënjanë problemet politike, BE-ja ka mbetur në vend me reformat dhe prioritetet që kanë rëndësi për qytetarët.

Mungesa e veprimeve konkrete dhe trazirat e vazhdueshme politike pengojnë vendet e rajonit që të ecin përpara në procesin e pranimit në BE. Udhëheqësit e BE-së dhe përfaqësuesit e tyre në Ballkanin Perëndimor theksojnë në mënyrë të përsëritur rëndësinë e rolit që qytetarëve në rajon, por nuk bëjnë asgjë për të fuqizuar lëvizjet e shoqërisë civile në rajon?

Një pjesë e madhe e qytetarëve në rajon ndjehen të përjashtuar nga procesi i integrimit në BE. Dhe takimet me dyer të mbyllura të nivelit të lartë mbeten të rezervuara vetëm për politikanët. Kjo kontribuon në përshtypjen se çështjet e BE-së nuk janë publike dhe se qytetarët nuk janë aktorë aktivë në këtë proces. Kjo nuk u lë atyre shumë zgjedhje.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë plotësisht të vetëdijshëm se liritë e tyre po shkelen para syve të tyre. Ata e dinë shumë mirë se qeveritë që shkojnë drejt autoritarizmit nuk do të ndalen lehtë. Por asgjë nuk ka qenë e lehtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ata vazhdojnë të protestojnë, në grupe më të mëdha se më parë, por tani edhe me mesazhe më të qarta, me zemërim, por shpresë. Në Bosnje çdo përpjekje rezistencë bën një përbën ndryshim. Banorët e Banja Lukës sfiduan policinë dhe ndezën qirinj për të nderuar studentin 21-vjeçar. Beogradi është më i fortë, dhe Nishi, Kragujevcin dhe qytetet e tjera në Serbi, iu bashkuan protestave, të udhëhequr nga mjekë, shkencëtarë, aktorë dhe gazetarë. Në Shqipëri, shumë prindër qëndruan pranë studentëve duke u dërguar ushqim dhe batanije, ndërkohë që e gdhinin përpara kryeministrisë.

Kjo valë e re protestash u jep qytetarëve qartësi, duke i lejuar ata që të përcaktojnë se në çfarë shteti duan të jetojnë. Por, ndoshta edhe më e rëndësishmja, ballkanasit po fillojnë ta kuptojnë se nuk ka asgjë që i detyron të jetojnë nën frikën e shtetit dhe se në të vërtetë është shteti ai që duhet të ketë frikë nga qytetarët.

Burimet: ” Europian Council of European Foreing Relations”,”European Westerns Balkans”