Pezullohet Prokurori i Gjirokastrës, dy të tjerë në pranga – ERTV

Pezullohet Prokurori i Gjirokastrës, dy të tjerë në pranga


Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime për një aferë korrupsioni në Gjykatën e Gjirokastrës, ku nën hetim është edhe prokurori i këtij rrethi Spartak Çoçoli.

Në kuadër të këtij procedimi penal,Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për caktimin e masave të sigurisë “arrest ne burg” për Ervin Hysaj dhe Ernest Duro të dyshuar për veprën penale te “korrupsionit aktiv të gjyqtareve dhe prokuroreve kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin”.

Gjithashtu Ernest Duro akuzohet edhe për veprën penale “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Kurse për prokurorin Spartak Çoçoli, i dyshuar per vepren penale te “Korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve të tjerë të drejtësise”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal eshte nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrëngues “detyrim per t’u paraqitur ne policinë gjyqësore” dhe masa e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P.