Nuk lëshoi kupon tatimor, 150.000 lekë gjobë për “Hotel Rogner” – ERTV

Nuk lëshoi kupon tatimor, 150.000 lekë gjobë për “Hotel Rogner”

Kontrolli tatimor është ndalur edhe tek një prej hoteleve më të njohura në Tiranë, tek “Hotel Rogner”.

Hotel Rogner disponon 178 dhoma dhe mësohet se në momentin e kontrollit të zëna ishin 72 dhoma, nga të cilat rezultoi se për 7 prej tyre nuk ishte lëshuar kupon.

Për këtë arsye inspektorët tatimorë e kanë gjobitur këtë subjekt me 150.000 lekë.