Basha i përmend prangat Metës – ERTV

Basha i përmend prangat Metës

residenti Ilir Meta ka shenjëstruar mëngjesin e sotëm opozitën joparlamentare dhe drejtuesit e saj.

Më shumë se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në shënjestër ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Duket se lufta e heshtur për drejtimin e opozitës, që ishte mes tyre tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Fillimisht ishte Meta që e konfirmoi një gjë të tillë dhe më pas erdhi edhe reagimi apo konfirmimi i Bashës.

Sipas Metës, entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

Në fakt, që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha që ka përsëritur herë pas herë se ai ka fituar pasi 85% e qytetarëve bojkotuan Ramën dhe nuj morën pjesë në zgjedhje.

Por, siç duket këtë shifër të mospjesëmarrjes në votime, Meta e lexon ndryshe dhe argumenton ndryshe.

“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor”, shkruan Meta në rrjete sociale.

Më pas ka ardhur reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili në mënyrë indirekte, i përmend prangat Metës.

Duke sulmuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama, me anë të një audio përgjimi të publikuar nga Bild, Basha, thotë, se zgjidhja e krizës politike, kalon nga politikanë me pranga në duar.

Duke iu kundërpërgjigjur kështu me të njëjtën monedhë Metës, duke i risjellë në vëmendje videon e bllokut të zi. Gjithashu ky reagim i Bashës, duket se është edhe në lidhje me synimin e Metës për të qenë numri dy i politikës.