Meta tallet me Bashën – ERTV

Meta tallet me Bashën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të ndihet fitues në humbjet e tij të njëpasnjëshme.

Pasi dështoi me protestat, duke gënjyer dhe mashtruar qytetarët se “Rama ra”, po e shpall veten fitues edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit, ku nuk mori pjesë.

Dhe vazhdon dhe nuk ndalet çdo ditë, duke u shfaqur triumfator dhe duke çuditur të gjithë demokratët dhe jo vetëm. Presidenti Ilir Meta,ndryshe nga ata që e rrethojnë dhe heshtin ndërkohë që Basha ëndërron, ia ka thënë copë të vërtetën.

Duke e vënë në lojë dhe duke e talluar keq, Meta i kujton Bashës se i ka lënë Ramës 61 Bashkitë në tavolinë. Për Presidentin, kjo është fitorja e Bashës. Luli ka fituar 85% të shqiptarëve, ndërkohë që nuk ka asnjë Bashki dhe ansjë këshilltar.

“Entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënës”, tallet Meta me Bashën.

Për më tepër Meta e quan të papërgjegjshëm të ashtuquajturin drejtues të Opozitës joparlamentare. Papërgjeshmëria e tij, sipas Metës reflektohet me anë të mosregjistrimit në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit.

Nëse Basha do ta kishte kryer një veprim të tillë, sipas Metës, do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe jo te krenohet sot me fitoren imagjinare prej 85%.

“Sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore”, deklaron Meta.

Meta shkon edhe më tej,duke i kujtuar Bashës se me fitoren imagjinare, po penalizon të ardhmen e vendit, ndërkohë që viktima janë qytetarët.

“Fitore” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor”, shprehet më tej Meta.

Por, Lulzim Basha, duket se nuk ka ndër mend të heqë dorë nga fitorja imagjinare dhe këtë e tregoi edhe me mosregjistrimin e në zgjedhjet e 13 Tetorit, shans ky që ia dha Meta para se të fundosej përfundimisht.