FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë – ERTV

FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë

Gazeta Tema ka siguruar një foto ku shihet se një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e PD në Tiranë.

Në këtë takim me Casinin, kreu i PD shoqërohej nga Tritan Shehu.

Ndërkohë në një përgjim të publikuar nga gazeta La Republika thuhet se Casini është i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakort.

Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

“Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë”citon përgjimet gazeta La Republika. (TemA)